The Global Voices Lingua project hopes to bring GV content to new linguistic audiences - Details

Also in:

Global Voices synon të mbledhë, organizojë dhe zmadhojë bisedën globale në internet – ajo merret me vendet dhe njerëzit të cilët mediat tjera shpesh i injorojnë.


2008-11-12

Bota: Yahoo dhe striptiz

M.S. Hixhioj është një blloger maroken i cili është i interesuar për teknologjitë e reja. Në bllogun e tij të fundit ai e diskuton ofertën e fundit të Yahoo për shtije të Microsoftit, Google ose AOL.

2008-10-24

Arabi: Ferexheja me një sy

Një shkencëtar islam nga Arabia Saudite bën thirrje që gratë të cilat deri tani kanë mbajtur ferexhe e cila u lejon t’i kenë zbuluar të dy sytë, tani të mbajnë ferexhe e cila do të zbulojë vetëm njërin sy. Bllogerët e vendeve arabe reagojnë.

2008-10-22

Kanada: Vrasja e grave vendase në qendër të vëmendjesVideo post

Prej Gratë bëjnë filma kuptuam për filmin dokumentar kanadez i cili tërhoqi vëmendjen e opinionit kah zhdukja dhe vrasja e më tepër se 500 grave aborigjene në Kanada në 30 vitet e fundit. Filmi quhet Finding Dawn (Të gjesh Daun -agimin), i Kristin Vellsh. Filmi është emëruar sipas Doun Grej e cila ishte viktima e 23 ADN e së cilës u gjet në hulumtimin më të madh të vrasjeve në seri në Kanada prej vitit 2002 – 2004. Filmi u përqendrua në këtë ngjarje, si dhe në raporte dhe ankesat për shkak të pasivitetit të pushtetit në lidhje me zhdukjen e këtyre grave kanadeze aborigjene dhe luftës që bëjnë familjet e këtyre grave për të gjetur drejtësinë.

2008-10-21

Maqedoni: Dita e softuerit të lirë

Me rastin e ditës së softuerit të lire, Softueri i lirë Maqedoni, për të tretën here me radhë ka organizuar në qendër të Shkupit një manifestim. Në 4 tetor ata shpërndanë fletushka dhe disqe me Ubuntu Linux, të cilat u përgatitën posaçërisht për këtë rast dhe gjithashtu në të u përfshinë aplikacione falas për sisteme tjera operative, si dhe në të u përfshi edhe filmi për kulturën pirate suedeze “Steal This Film.”

2008-06-19

Kinë: Pamje në skulptuarat kopshtore Olimpike

Olympics
Safin i FunEnclave boton një seri fotografish të sklupturave kopshtore artistike që janë bërë gjatë pëgatitjeve për lojrat olimpike që do të mbahen në Peking.

2008-06-06

Fiset në Amazone kundra naftësVideo post

Interesi i madh për pasuritë në Amazonë është njëra ndër arsyet që me 23 maj në internet të përhapin fotografi, të cilat paraqesin anëtarë të fiseve të izoluara në Amazonë si marrën në shenjë aeroplanin e fotografit. Megjithatë, për disa organizata, Amazoni asnjëherë nuk ka qenë larg nga mendimet e tyre dhe në këtë postim do të shikojmë disa video nga Amazon Voç, kurse disa nga ata janë paraqitur në Vitnes në zgjedhjen e redaktorëve në Hab

2008-06-03

Bahrein: Të burgosurit në vend dhe jashtë

Dhjetorin e kaluar, një numër i bahreinasve u arrestua gjatë përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurimit, dhe shumica prej tyre janë akoma të burgosur. Ka thënie se disa prej tyre torturohen. Në shkurt, tetë bahreinas u arrestua në Arabinë saudite, siç duket vetëm pse qëndruan në zone të ndaluar. ...

2008-05-30

Japoni: Jisani Nopran në Nico Nico DougaVideo post

Hiti më i fundit në Nico Nico Douga, servisi gjigant i popullarizuar i videove japoneze, ka veçuar një burrë nga Arizona i cili e quan veten “Jisani Nopran” [Burri i vjetër zemërak], i cili lëshon videon në të cilën ai komenton animen e tij favorite japoneze përkundrejt sfondit të rërës dhe shpellave. Videoja e Jisanit Nopran në Nico Nico Douga janë shumë të popullarizuara kështu që ata kanë lëshuar mijëra komente